Kryeministri italian, Silvio Berlusconi u diagnostikua me leukemi, tha një burim i afërt me çështjen të enjten, raporton Corriere della Sera.
86-vjeçari po trajtohet në kujdes intensiv që nga e mërkura në një njësi kardiake të spitalit të Milanit, San Raffaele, pas problemeve me frymëmarrje.
Partia e Berlusconit, Forza Italia është pjesë e koalicionit të kryeministres Giorgia Meloni, ndonëse kryeministri nuk ka rol në qeveri./UBTNews/