Nga e mërkura e 8 dhjetorit, ata që jetojnë në Berlin nuk do të lejohen më të kërcejnë brenda klubeve të natës, përcjell UBT News.
Kjo si një përpjekje për të minimizuar transmetimin e COVID pas përhapjes së variantit Omicron. Senati i Berlinit do të zbatojë një ndalim të vallëzimit brenda klubeve të natës dhe një kufizim të rreptë maksimal për ngjarjet e mëdha.
Lajmi vjen pasi qeveria federale e Gjermanisë tha se të gjitha klubet e natës në shtetet me shkallë të lartë infeksioni duhet të mbyllen. Duke qenë se ndalimi është i zbatueshëm ligjërisht vetëm nga java e ardhshme, klubet lejohen të hapen këtë fundjavë me 50 përqind kapacitet./UBTNews/