UBT News

Berlin: Një i vdekur e 30 të plagosur pasi makina përplas turmën

Së paku një person ka vdekur dhe 30 të tjerë janë lënduar pasi një veturë u përplas me një turmë në Berlinin perëndimor përpara se të përplasej me dritaren e një dyqani, thonë shërbimet e urgjencës.

Një 29-vjeçar, që besohet se ishte shofer i veturës, me shtetësi të dyfishtë gjermano-armene u ndalua, i tha policia e Berlinit Sky News-it.

Ende nuk dihet nëse ky ishte aksident apo nëse shoferi qëllimisht voziti drejt turmës, shtoi zëdhënësi i Policisë së Berlinit, Martin Dams. Ai drejtonte një makinë të vogël Renault, raportoi gazeta gjermane Bild.

Sipas dëshmitarëve, ai fillimisht u largua, por më pas u ndalua dhe iu dorëzua policisë./UBTNews/

Exit mobile version