Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Hisen Berisha, tha se çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së është një sabotim i qëllimshëm i një institucioni kyç për stabilitetin e vendit.
Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të thirrur nga opozita rreth krizës së furnizimit me ushqim, deputeti Berisha shtoi se Qeveri ka punuar në dobësimin e institucioneve dhe ka tradhtuar interesat kombëtare të vendit.
“Janë një mori shkaqesh de-motivuese, siç janë pagat, manipulimit me grada, trajnime jashtë vendit me manipulime, puna pas orari e mos pagesa e tyre etj”.
“Ajo çka po ndodh me këtë çështje është sabotimi i qëllimisht i një institucionin kyç për stabilitetin e vendit. Kjo është Qeveri që ka punuar në dobësim të institucioneve. Keni tradhtuar interesat kombëtare të vendit”, ka thënë ai.