Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës, thotë se rasti i plagosjes së gruas nga bashkëshorti i saj në Bresje të Fushë Kosovës, tregon se sa të pasigurta janë gjinia femërore të Kosovë.
Berisha ka thënë se ky është një akt klasik i dhunës që dërgon deri tek vrasja e grave, që sipas saj, këto raste fatkeqësisht po janë shumë të shpeshta në shoqërinë tonë.
Ajo ka thënë se është shumë dëshpëruese nga institucionet e drejtësisë, pasi sipas saj, i dyshuari ka qenë në paraburgim dy ditë para se të kryej aktin dhe i njëjti është liruar, duke shtuar se ky rast është një dështim i shtetit për të mbrojtur gratë.
“Këto janë pritjet sepse fatkeqësisht ky është një rast që na ka tronditur për faktin se për të njëjtin po thuhet se ka qenë dy ditë më herët ka dalë nga paraburgimi mu për veprim dhunë në familje është shumë dëshpëruese se si një person i tillë lejohet i lirë se si Policia në bashkëpunim me Prokurorinë kanë dështuar për të bërë një vlerësim më të mirë të rrezikut në mënyrë që të sigurohet që ky nuk është një person recidivist, kjo është pra një dështim i shtetit për me i mbrojt gratë. Sepse po të bëhej puna siç duhet ky nuk besoj që do të ishte i lirë”, ka thënë Berisha.
Tutje, ajo ka potencuar se dhuna në familje është vepër penale e cila dënohet me burgim dhe gjobitje.
“Kodi penal i Republikës së Kosovës, prej vitit 2011 dhunën në familje e ka vepër penale dhe është dënim i cili dënohet me burgim dhe gjobitje. Ne kemi pritur që të paktën një muaj të mbahet në paraburgim derisa të përfundonin të gjitha procedurat me hetimin dhe pastaj dhe një vendim sa më i shpejtë nga gjykata sepse po e shohim se çdo vonesë në trajtim të këtyre rasteve po na qon tek vrasja e grave vetëm sepse ato janë gra. Nuk është dashur që të lirohej, vetë vepra e tij po të tregon që ka qenë gabim vendimi i Prokurorisë që të mbahet vetëm 48 orë, pra po shihet që e ka përsërit veprën dhe në këtë rast prej një ushtruesi të dhunës në një tentim vrasës. Mund të themi se shteti ka dështuar në këtë rast kur them shteti po them Policia, Prokuroria, Gjykata me vendimet e veta”, shtoi ajo.
Megjithëkëtë, ajo kërkon llogaridhënie për dështimin në mbrojtjen nga dhuna, duke shtuar se institucionet e drejtësisë duhet të jenë më vigjilentë dhe të kuptojnë më mirë dinamikat e dhunës, si në fazën e hetimit dhe atë të hetimit.
“Ne si qytetarë duhet në baza ditore të kërkojmë llogaridhënie për dështimin në mbrojtjen e jetave tona, fillimisht bëjë si thirrje ne si qytetarë të vetëdijesohemi dhe të bëhemi më kërkues dhe të qëndrojmë mbrapa për atë që institucionet e kanë për obligim të na ofrojnë. Mendoj që Gjykata, Prokurorët dhe akterët tjerë të jenë më vigjilent të kuptojnë më mirë dinamikat e dhunës, qoftë gjatë fazave të hetimit por edhe gjatë fazës së ndëshkimit të dinë se ushtruesit e dhunës nuk bëhet një person brenda ditës apo që ka vepruar në efekt. Këta janë persona të cilët besoj që gruaja meriton të rrihet. Prandaj duhet të punohet shumë me këta ushtrues të dhunës që t’i minimizojnë sa më shumë raste recidive, kjo bëhet përmes dënimeve por edhe përmes obligimit që këta ushtrues të dhunës të ndjekin programin për trajtimin e ushtruesve të dhunës, që t’i ndalojnë këto vepra”, kërkoi ajo.
Në fund, ajo shtoi se është nga institucionet e drejtësisë është një mungesë e vlerësimit të rrezikut që po sjellë deri tek vrasja e grave.
“Një mungesë e vlerësimit të rrezikut është ajo që po mungon shpesh, ajo tendenca për mos me i besuar grave fajësimi i viktimës, është një praktikë shumë e shpeshtë e institucioneve ekziston tendenca më shumë që fokusi të kthehet tek viktima sesa të vihet fokusi tek ushtruesi i dhunës”, përfundoi Berisha.
Ndryshe, gjatë të martës një grua është plagosur nga bashkëshorti i saj në Bresje të Fushë Kosovës.
Kurse, Gjykata Themelore e Prishtinës të mërkurën ka marrë vendim një muaj paraburgim për personin që dyshohet se ka plagosur me armë zjarri bashkëshorten e tij./EO