Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat para hyrjes në Pallatin e Kongreseve, ku do të zhvillohet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.
Berisha tha se kjo ditë ka një rëndësi të madhe, teksa përshëndeti delegatët, anëtarët dhe zgjedhësit që mbështesin këtë forcë politike.
“Një përshëndetje të përzemërt të delegatëve të ftuar në këtë sallë. Mbi 40 mijë anëtarëve, përshëndetje të përzemërta. Zgjedhësve shqiptarë dhe mbështetësve të PD-së. Kjo është një ditë e një rëndësie të madhe. Pas ditëlindjes së dytë të PD në konsistuimin e forumeve të saj si opozitë”, tha Berisha.
Vendimi i parë i cili pritet të shqyrtohet dhe më pas të miratohet nga anëtarët e Kuvendit, do të jetë ai sa i takon ndryshimeve në statutin e miratuar në 11 dhjetor, shkruan Euronews Albania.
Pika tjetër e rëndësishme në Kuvendin e sotëm do të jetë votimi për datën e zgjedhjeve të kryetarit të ri. 21 ose 22 maj është data e propozuar nga Komisioni i Rithemelimit dhe do do të jenë 1800 delegatët eKuvendit Kombëtar të cilët do të vendosin.