UBT News

Berisha: Më 20 dhjetor protestë kundër Ballkanit të Hapur

epa04658945 Former Albanian President, Prime Minister and historic Leader of Democratic Party of Albania Sali Berisha listens to Lulzim Basha (not pictured), Leader of opposition Democratic Party of Albania, as he addresses some thousands protesters in the main boulevard of Tirana, Albania, 12 March 2015. Some thousands protesters gather to protest against the government and asking the resignation of Albanian Speaker of the Parliament, Ilir Meta, after two MP denounce him of allegedly organizing to kill them. EPA/ARMANDO BABANI

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka njoftuar nga se më 20 dhjetor do të zhvillohet protesta kombëtare.

Ai në emisioni “Opinion”, u shpreh se protesta do të ketë dy qëllime kryesore, së pari kundër “Ballkanit të hapur” dhe së dyti për “vjedhjen kombëtare”.

“Unë kam një lajm këtu për shqiptarët dhe për ju këtu. 20 dhjetori është protesta kombëtare e shqiptarëve. Revolucioni është në protestë. 20 dhjetor… Protesta ka dy qëllime kryesore, së pari kundër Ballkanit të hapur, së dyti protesta e vjedhjes kombëtare”, tha Berisha.

Më pas gazetari Blendi Fevziu iu drejtua me pyetjen: Do bësh protestë kundër Bashës tek PD? Ndërsa Berisha u përgjigj duke thënë, “Kombi në datën 20 është në protestë. Nuk mund më. Merr fund skenari armiqësor antishqiptar i Ballkanit të Hapur. Në foltore unë kisha paralajmëruar se do të ketë protestë kombëtare”.

Exit mobile version