Ish-kryeministri Sali Berisha, ka shkruar një listë në rrjetet sociale 4 arsye pse qytetarët duhet të bashkohen në protestën e thirrur prej tij sot.
Sipas tij, Vuçiç nuk ka kërkuar ende falje për krimet e bëra ndaj shqiptarëve të Kosovës, duke thënë se ai vazhdon të ndjek politikën e Millosheviqit. Ai shtoi se arsyeja pse Vuçiç do të vizitojë Shqipërinë, është një projekt që forcon Serbinë.
Teksti i tij i plotë:
“Miq, me lejoni qe ne hapesiren per komente te listoj 4 arsye se perse duhet te merrni pjese ne protesten e sotme!
1. Vucic eshte minister i Milloshevicit. Ai akoma nuk ka kerkuar falje per krimet e kryera ndaj shqiptareve nga Serbia dhe vazhdon te ndjek politiken e shefit te tij!
2. Ballkani i Hapur eshte projekt qe e rrit dhe forcon Serbine dhe planet e Serbise se Madhe andaj nuk duhet lejuar asesi qe te konkretizohet!
3. Edi Rama po behet pjese e ketyre agjendave dhe eshte bere nje kukull e Vucicit, andaj duhet ta ndalim para se te behet vone.
4. Kosova ka akoma plage te hapura per te cilat Vucic eshte nga pergjegjesit kryesor. Pervec kesaj, ai edhe mohon krimet, masakrat dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptareve te Kosoves ne lufte, andaj nuk eshte i denje qe te pritet ne Tirane e aq me pak qe te bashkepunohet me te”, ka shkruar në Facebook ish-kryeministri Berisha. /UBTNews/