Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka reaguar me një deklaratë të fortë lidhur me përplasjen e fundit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, duke e quajtur konfliktin “artificial dhe qëllimkeq”.
Berisha akuzoi se përplasja e tyre është e dëmshme për shtetin dhe është e përdorur vetëm për qëllime të fitimit të pushtetit. Ai gjithashtu theksoi se edhe Kurti dhe Osmani po zbatojnë një plan serb të quajtur “Oživljavanje”.
Në postimin e tij në media sociale, Berisha shkruan: “Konflikti Osmani – Kurti është artificial dhe qëllimkeq! Kurti e lufton UÇK-në pa kompromis në mënyrë që t’i izolojë nga bota veteranët e UÇK-së. Forcen e vetme kundërshtuese të natyrshme. Madje, një pjesë të madhe të tyre e pati mashtruar me shumë sukses!”
Ai shpreson se nëse kjo gjendje vazhdon, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) mund të përfundojnë në situata të komplikuara ndërkombëtare, duke përmendur mundësinë e arrestimeve të tyre nga Interpoli.
Berisha gjithashtu aludon se Osmani do të reagojë në mbështetje të veteranëve të UÇK-së, ndërsa Kurti do të përpiqet të përhapë një mesazh të djathtë. Ai gjithashtu akuzoi se të dy kryetarët po luajnë me aleancat e tyre ndërkombëtare – Kurti me Amerikën dhe Osmani me Evropën, ndërsa të dy kryeshin me Rusinë.
Në fund të deklaratës së tij, Berisha vlerëson se të dy kryetarët po ndjekin interesat e tyre personale për pushtet, duke theksuar se ky konflikt është në dëm të shtetit dhe se plani serb “Oživljavanje” po implementohet me përpikmëri nga të dy palët./UBTNews/