Përfaqësuesi ligjor i Qeverisë së Kosovës në seancën dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese, avokati Besnik Berisha, e ka konsideruar të papranueshme kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje që vota e deputetit Etem Arifi të shpallet e pavlefshme.
Sipas tij, VV-ja po e sfidon vendimin e Gjykatës, të cilët nuk i kanë shqiptuar dënim plotësues.
“Arifi ishte i çertifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndaj tij nuk kishte dënim plotësues siç parasheh Kodi Penal i Republikës së Kosovës. Dhe dënimit të cilit këta i referohen si dënim me 1 vjet e tre muaj burgim, është pa lindur fare legjislatura e shtatë. Krijova përshtypjen se këta po sfidojnë vendimin e gjykatës, të cilët nuk i kanë shqiptuar një dënim plotësues zotëri Arifit, pra ndalimin e të drejtës për të zgjedh dhe për tu zgjedhur. Deputeti Arifi kishte humbur mandatin e deputetit në legjislaturën e gjashtë dhe jo në legjislaturën e shtatë”, deklaroi Berisha./UBTNews