UBT News

Berisha-Dugollit: Ta rujtë Zoti kryeministrin Kurti

Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti ta thërras Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Mirëpo propozimi i tij nuk u miratua nga shumica e deputetëve.

Më pas Berisha pati një debat të ashpër me deputetin e VV-së, Enver Dugollin, për mos reagimin me kohë të institucioneve për situatën në Decan.

Sipas tij, kreun e Qeverisë nuk duhet që të thërras askush e ta informojë në lidhje me atë se çka ka ndodhur në këtë komunë, kur të gjitha të dhënat kanë qenë publike.

“Unë e kam ditur që ka njëherë 800 e më pas edhe numri ka shkuar mbi 1 400 veta. S’ka pas nevojë me më thirr askush e me më tregu. As kryeministrin s’ka pas nevojë me njoftuar. Ty Zoti ta rujt kryeministrin”.

Krejt ky reagim i Berishës erdhi pas deputeti i VV, Enver Dugolli, tha se situata është tashmë e qetë dhe se u takon institucioneve lokale që të raportojnë tek ato qendrore dhe të njoftojnë me kohë.

“Nuk është çështje politike, por çështje emergjente. Nuk mundet niveli qendror me ditë derisa ka raport zyrtar. Nuk është mirë me politizuar këtë çështje. Fatmbarësish nuk ka shkuar gjendje të rëndë dhe situata është duke u përmirësuar. Situata është duke u qetësuar”.

Exit mobile version