UBT News

Berisha dhe Balje i drejtohen Supremes për vendimin e PZAP-së

Partitë e komuniteteve boshnjake dhe egjiptiane kanë dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme lidhur me vendimin e djeshëm të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ani pse u shprehën të kënaqur me vërtetimin, siç thanë se ka pasur orkestrim të votave në vendbanimet serbe për subjekte të caktuara, kërkuan nga Gjykata Supreme të anulojë votat në tërë vendbanimet me shumicë serbe të Iniciativës Rome dhe asaj boshnjake të Adriana Hoxhiqit.

PZAP vendosi që t’i hiqen votat Iniciativës Rome që i kishte marrë në Leposaviq, Novobërdë, Ranillug, Partesh dhe Kllokot, por në kërkesën drejtuar Supremes u kërkua që vendim i njëjtë të merret edhe për komunat Graqanicë, Mitrovicë Veriore , Lipjan e Kamenicë.

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha deklaroi se në Graçanicë ka ndodhur orkestrimi më i madh i votave dhe se vendimi i PZAP që vlen për disa komuna dhe për disa të tjera jo është i pakuptueshëm.

“Jemi të kënaqur për bazën e ankesës sonë, bazën e shqetësimit ku nga PZAP është konfirmuar se ka pasur orkestrim të votave. Vendimi është meritor, është konstatuar ajo që kemi thënë. Ndërsa sot kemi ardhur të ankimojmë vendimin e PZAP-së që ka marrë për vetëm për disa komuna. Ndërsa ankesa ka qenë për të gjitha komunat që i kemi pretenduar. Sot në Supreme jemi për të njëjtën çështje dhe dukuri, por për tri komunat e tjera që nuk kanë qenë të përfshira, e më e rëndësishmja Graçanica që nuk ka qenë e përfshirë në vendimin e PZAP si njëra ndër komunat kryesore ku ka qenë orkestrimi më i madh. Ka mbetur vota akoma për Iniciativën Rome, e cila mbetet legjitime brenda Kuvendit nëse mbetet kështu. Nuk ka të bëjë a do të hyjë unë në Kuvend apo jo, por nuk ka pikë kuptimi nëse vendoset për një dukuri, por vendoset pjesërisht për disa komuna po, e disa jo. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Mitrovicë Veriore pasi PZAP nuk e ka trajtuar atë fare”, tha ai.

Ndërsa, udhëheqësja e listës Bashkimi Socialdemokrat boshnjak, Duda Balje konfirmoi se në bazë të vendimit të PZAP ajo do të jetë sërish deputete. Por ankimoi një pjesë vendimit të PZAP për të anuluar votat e iniciativës së Hoxhqiq në tërë komunat serbe, e disa jo.

“Ne si përfaqësues të boshnjakëve jam të kënaqur. Kemi vetëm dy pika jo të qarta, për të cilat mendoj se është problemi teknik. Edhe me votat që i ka marrë në disa komuna serbe, ato janë anuluar pjesërisht. Ne kemi bërë një analizë që e kemi në padi se sa boshnjakë janë duke jetuar atje. Tash po presim. Këtu është një moment ku shteti i Kosovës duhet të na mbrojë neve komuniteteve pasi ne synojmë vetëm vendet që garantohen me Kushtetutë. A do të jem deputete? Nëse Gjykata Supreme mendon njëjtë si PZAP, po”, tha Balje.

Zgjedhjet parlamentare u mbajtën më 14 shkurt.

Exit mobile version