UBT News

Berisha deputetit të mazhorancës: Mos më bëj të të vij aty

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha përderisa po deklarohej në Kuvendin e Kosovës në lidhje me kushtet e Policisë së Kosovës, është nervozuar me një deputet të mazhorancës, ku i është drejtuar atij me fjalët “mos më shti me të ardhë qaty”.

Megjithëse nuk dihej se cilit deputet po i referohej, sipas tij, deputetit opozitar i njëjti po i ndërhynte vazhdimisht në fjalimin e tij.

“O ti djalë, dëgjon se ti ndoshta po mendon se jam duke bërë hajgare, veç mos më shti me të ardhë qaty pasi s’jam duke bërë hajgare. Kryetar a po ndërhyn ti apo unë? Mos më ndërhyjë kur jam tu fol… Çka po na duhet t’i ruajmë paratë kur ky në ‘trap të kompirave’, po jepja çka po doni të bëni. Jepja policisë, bëjuani rrogën e dinjitetshme, bonja pancirin me afat”, theksoi ai.

Megjithatë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i kërkoi deputetit Berisha të ketë kujdes me fjalorin.

“Kujdes fjalorin deputet”, tha ai. 

Exit mobile version