UBT News

Berisha: Aleanca ka qëndrim të qartë për qeverinë e opozitës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, pas regjistrimit të tij si deputet në Kuvendin e Kosovës, tha se ende nuk ka një qëndrim të prerë për zhvillimet e ardhshme, por shtoi se Kuvendi duhet të konstituohet.

“Nuk e di, duhet të takohemi me deputetët dhe të diskutojmë. Sa i përket qeverisë, nuk më duket e mundur për momentin, por Kuvendi do të duhej të konstituohej,” deklaroi Berisha.

Ai shtoi se AAK ka qëndrime të qarta në lidhje me krijimin e një qeverie të udhëhequr nga opozita, duke përmendur edhe bashkëpunimin e mundshëm me Nismën.

“Nuk kam biseduar me Nismën, sepse bisedimet po i udhëheq dikush tjetër. Kam besuar se koalicioni me Nismën do të ishte i frytshëm, dhe në ato që kemi folur – për të ndërtuar një qeveri opozitare që e kthen vendin për së mbari. Kam besuar fuqishëm. Ndoshta është thyer besa, por të shohim” tha ai.

Exit mobile version