Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka reaguar pas deklaratave të emisarit special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili theksoi se Kosova duhet ta ndryshojë Kushtetutën për Asociacionin.
Beqiri në një shkrim në Facebook u shpreh se Kushtetuta nuk mund të ndryshohet për kurrfarë Asociacioni.
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk mund të ndryshohet për kurrfarë Asociacioni.Gjykata Kushtetuese e ka thënë fjalën e saj për këtë çështje, asgjë përtej kësaj. Ajo mund të ndryshohet, plotësohet, por jo asnjëherë, për ta rrezikuar dhe humbur sovranitetin dhe integritetin e Kosovës.Tjerat janë llafe, dëshira që nuk bënë dhe nuk mund të realizohen.Si Deputet, Kryetar i Komisionit për Integrime Evropiane, nuk kam të drejtë e as mandat as unë dhe askush tjetër për diçka të tillë, kjo thjeshtë është e papranueshme.”, shkroi Beqiri në Facebook./UBTNews