Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka folur lidhur me deputetin e komuniteteve joshumicë, Erxhan Galushi, i cili u pa të enjten duke luajtur bastore në seancën e Kuvendit.
Sipas tij, kjo çështje është e rregulluar me Ligj. Përderisa kur u pyet a do të luante vet, ai tha se “që po të kisha luajtur do të kisha humbur se nuk di”.
“Çdo gjë që është e legalizuar, është më mirë e kontrolluar me Ligj dhe çdo gjë që nuk është e legalizuar është e pakontrolluar dhe është shkelje ligjore, pavarësisht se a luan deputeti apo dikush tjetër”, tha Beqa, teksa tregoi nëse ka luajtur ndonjëherë vetë bastore.
“Nuk kam luajtur se nuk jam shumë që i përcjelli lojërat edhe pse më pëlqen shumë. Kështu që po të kisha luajtur do të kisha humbur se nuk di me luajt”, shtoi ai.