Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për të mërkurën. Sipas njoftimit, benzina është liruar për 2 cent, ndërsa nafta ka mbetur njëjtë.
Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës: çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.74 euro për litër, i benzinës 1.61 euro për litër derisa çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz vazhdon të mbetet i pandryshuar, 0.78 euro për litër.
Çmimet e lartcekura vlejnë sot prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.