Karim Benzema nuk e ka asnjë dyshim mbi atë se kush duhet ta fitojë çmimin Topi i Artë duke thënë se ai i takon njërit prej ish-bashkëlojtarëve të tij tek Real Madridi.
Benzema ka deklaruar se braziliani Vinicius Jr është ai që duhet ta rrëmbejë këtë çmim, derisa Real Madridi e ka cilësuar si klubin më të mirë në botë.
“Lojtarët lëvizin, ata shkojnë e vijnë, por Reali do të jetë gjithmonë në krye. Mbetet klubi më i mirë dhe do të vazhdojë ta dëshmojë këtë. Topi i Artë? Unë them Vini. Ai e meriton atë. Për sezonin e tij ai ishte superior me futbollin e tij dhe me atë që bënte me topin”, theksoi Benzema.
Ndryshe, Benzema po e vazhdon karrierën e tij tek skuadra e Al-Ittihad.