UBT News

Bëni kujdes, ky qenka ndikimi i stresit në lëkurë

Stresi është një nga faktorët kryesorë që dëmtojnë organizmin tonë, pasojat e tij ndonëse nuk mund të jenë të menjëherëshme, janë afatgjata.

Nëse vuani nga ndonjë sëmundje, me siguri stresi so ta përkeqësojë gjendjen tuaj, stresi mund të jetë shkaktari kryesor se përse po vuani.

Këtë lidhje komplekse mes stresit dhe lëkurës e sidomos me atë të fytyrës e shpjegojnë edhe ekspertët.

Si e ndikon lëkurën?

Ekziston një lidhje e fortë mes mirëqenies mendore dhe shëndetit të lëkurës tuaj, kjo përkthehet në akne, skuqje, kruarje apo simptoma tjera të ngjashme. Stresi shkakton akne dhe ato mund të shkaktojnë stres a shëndet të dobët mendor.

Kjo marrëdhënie është komplekse dhe e vështirë për të dhënë një zgjidhje për të gjithë njerëzit. Sipas ekspertëve është e vështirë që kjo lidhje të studiohet tek njerëzit, por përgjithësisht kur njerëzit kanë gjendje të rënduara në lëkurë edhe gjendja e tyre mendore rëndohet.

Në një studim të fundit rreth 90% e profesionistëve mjekësorë ranë dakord se stresi përkeqëson kushtet e lëkurës.

Ndërsa 92% e mjekëve shprehen se problemet me fytyrën mund t’i bëjnë problemet e shëndetit mendor si depresioni apo ankthi më keq.

Studimet kanë nisur që në 1970 megjithatë ka paqartësi e vend për studime tjera sipas shkencëtarëve. Komponentët biologjikë që lidhin stresin me acarimet e lëkurës duhet të rishikohen megjithëse është e vërtetuar që stresi ndikon negativisht sistemin imunitar.

Për rrjedhojë gjendjet e lëkurës rëndohen duke krijuar një cikël të vërtetë përsëritës.

Si të përballeni me këtë problem?

Kur trupi është i stresuar lëshon hormone si kortisoli dhe adrenalina të cilat me shumë gjasë ndikojnë negativisht, ajo çka duhet të bëni fillimisht është të mundoheni të mbani larg stresin dhe emocionet negative.

Konsultohuni me mjekun për kurat e duhura, nëse ndiheni keq nga ndryshimet në lëkurë është e rëndësishme të flisni me të afërmit, në këtë mënyrë ndjenjat negative nuk do të mblidhen brenda jush duke përmirësuar edhe gjendjen e lëkurës. /UBT News/

Exit mobile version