Pjatalarësja është një pajisje e dobishme për përditshme, e mund të thuhet lirisht që na ka lehtësuar jetën pasi na lejon të lajmë enët dhe të kursejmë kohë dhe lodhje. Por, nuk është gjithmonë zgjidhja më e mirë për të gjitha enët. Në fakt, ka disa objekte që duhen larë me dorë për të parandaluar që temperaturat e larta të dëmtojnë sipërfaqen e tyre.
Lexoni artikullin e mëposhtëm për të kuptuar se cilat gabime nuk duhet t’i bëni gjatë larjes së enëve.
Thikat – Nëse doni t’i mbani të mprehta, është më mirë të mos i lani në pjatalarëse, sepse tehet rrezikojnë të humbasin mpreftësinë. Megjithatë, nëse keni mjetin e duhur për t’i mprehur mund të vazhdoni me larjen e tyre në pjatalarëse.
Gotat e kristalit – Temperaturat e pjatalarëses copëtojnë objektet prej kristali ose të dëmtojnë sipërfaqen e tyre, më mirë është t’i lani me dorë e t’i thani për të parandaluar që uji i mbetur në sipërfaqen e tyre të krijojë njolla.
Enët prej druri – Uji i vluar ka tendencë të prishë objektet prej druri, këshillohet t’i lani me dorë, duke pasur kujdes të mos i lini në ujë për një kohë të gjatë. Kjo vlen si për lugët e drurit, shkopinjtë, ashtu edhe për dërrasat ku prisi ushqimet.
Enët e bakrit dhe gizës – Detergjentët agresivë dhe temperaturat e larta të pjatalarëses dëmtojnë sipërfaqen e objekteve prej bakri. Lani me dorë dhe nëse është e nevojshme lustroni me limon. E njëjta gjë vlen edhe për gizën. Në këtë rast ekspozimi i zgjatur ndaj ujit përshpejton procesin e oksidimit.
Tiganët që nuk ngjisin – Temperaturat e larta prishin veshjen e tiganëve që nuk ngjisin dhe t’ju ekspozojnë ndaj rrezikut të kontaktit me kimikate toksike dhe kancerogjene.
Enët prej qeramike dhe porcelani të pikturuara me dorë – Qeramika dhe porcelani mund të lahen në pjatalarëse pa problem, por në rastin e objekteve të lyera me dorë, është e këshillueshme të zgjidhni larjen me dorë.
Objektet prej alumini – Alumini është një material i lehtë, që në kontakt me ujin e nxehtë dhe sende të mprehta mund të dëmtohet. Për këtë arsye është mirë që gjithmonë të lani enët, tiganët dhe objektet e aluminit me dorë dhe nëse është e mundur, me një sfungjer delikat.
Kavanozat e reçelit – Nuk këshillohet t’i lani në pjatalarëse, pasi etiketat shkëputen dhe bllokon pajisjen.
Paisja e kafesë moka – Ndër objektet që janë rreptësisht të ndaluara të lahen është dhe moka pasi rrezikon të mos shpëlahet mirë nga detergjenti. Ajo duhet të lahet vetëm me dorë dhe me ujë të nxehtë.
Rendet – Mund t’i lani rendet në pjatalarëse, por duhet të dini se mbetjet e djathit dhe të çdo ushqimi tjetër, pas larjes qëndrojnë. Mënyra më e zgjuar dhe më efektive është pastrimi i rendes me dorë, me ujë të nxehtë dhe detergjent, menjëherë pas përdorimit. /UBT News/