Kemi folur shumë për benefitet dhe të mirat që sjell përdorimi i uthullës së mollës në kuzhinë, por edhe uthulla balsamike nuk mbetet pas. Uthulla balsamike tradicionale është një lloj italian i uthullës që është e trashë dhe kushton shtrenjtë pasi përgatitet nga rrushi Trebbiano.
Megjithatë, ekzistojnë edhe versione të tjera të uthullës balsamike, më të lira në çmim, por me një numër të madh efektesh të dobishme për shëndetin.
Uthulla balsamike lufton kancerin
Ajo nxirret nga rrushi dhe rrushi është plot antioksidantë të cilët sipas studimeve, mund ta parandalojë formimin e kancerit. Kur blini uthull balsamike sigurohuni të jetë organike duke lexuar listën e përbërësve.
Forcon sistemin imunitar
Përveç antioksidantëve që luftojnë kancerin, uthulla balsamike gjithashtu përmban vitaminë C e cila forcon sistemin imunitar dhe mbron trupin nga sulmi i mikroorganizmave. Ndër rolet e tjera të vitaminës C janë mbajtja e lëkurës dhe dhëmbëve të shëndetshëm si dhe absorbimi sa më i mirë i hekurit nga trupi.
Zvogëlon rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës
Është e ulët në kripëra, çka do të thotë që nuk ndikon në presionin e lartë të gjakut. Duke qenë se përmban shumë antioksidantë, përfshirja e uthullës balsamike në dietën tuaj, mund të ndihmojë në reduktimin e kolesterolit dhe kjo ul shanset për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës si infarkti dhe goditjet.
Promovon një tretje të mirë
Falë aciditetit të saj, uthulla balsamike ndihmon stomakun të tresë më mirë ushqimet si dhe lejon trupin të marrë vitaminat, mineralet dhe nutrientët e tjerë. Është gjithashtu e dobishme në shpërbërjen e proteinave. Ndihmon gjithashtu në problemet me tretjen dhe acidin refleks.
Ndihmon kundra dhimbjes së kyçeve
E dini se përveçse u shtohet gatimeve, uthulla balsamike është përdorur edhe si medikament për dhimbjet e kyçeve. Kështu që herës tjetër merreni në konsideratë në rast të inflamacionit të kyçeve. Me të bëni jo vetëm sallata të shijshme, por qetësoni edhe kyçet që ju dhembin.
Ka efekte pozitive ndaj diabetit
3-4 lugë gjelle uthull balsamike në ditë ndihmojnë për të përmiërsuar ndjeshmërinë e insulinës. Kjo do të thotë që trupi lejon sheqerin të përdoret nga qelizat e trupit. Diabetikët me sensitivitet të tulët të isnulinës, mund të përfitojnë shumë benefite nëse e konsumojnë uthullën balsamike rregullisht.
Ndihmon për të rënë në peshë
Uthulla balsamike është një ide shumë e mirë për t’u përdorur tek sallatat përkundrejt salcave të tjera si ketchapi, etj, etj. Siç e përmendëm më lart, aj ndihmon në shpërbërjen e proteinave duke promovuar rënien në peshë. Gjithashtu ndihmon muskujt të marrin gjithë proteinat e nevojshme dhe të djegin shumë kalori.