Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace ka thënë se ai është jashtë garës për t’u bërë shefi i ardhshëm i NATO-s.
I pyetur për drejtimin e aleancës nga vjeshta e tutje, kur të përfundojë mandati i Jens Stoltenberg, Wallace tha për The Economist se“kjo nuk do të ndodhë”.
Disa anëtarë të NATO-s, përfshirë SHBA-në, mendohet se kanë lobuar për Stoltenberg për të qëndruar në krye të aleancës.
Por të martën, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken tha se vendi i tij nuk po “promovonte ndonjë kandidat të veçantë”.
NATO ka 31 anëtarë që pranojnë të ndihmojnë njëri-tjetrin nëse sulmohen.
Duke folur për mediat gjermane për postin kryesor muajin e kaluar, Wallace tha “Unë gjithmonë kam thënë se do të ishte një punë e mirë. Kjo është një punë që do të doja. Por gjithashtu e dua punën që bëj tani”.
Pavarësisht entuziazmit të tij të dukshëm për të pasuar Stoltenberg si kreun e ardhshëm të NATO-s, ai duket se nuk ka arritur të marrë mbështetjen e aleatëve kryesorë.
Presidenti amerikan Joe Biden e përshkroi Wallace si “shumë të kualifikuar” për këtë detyrë kur u takua kohët e fundit në Uashington me kryeministrin britanik, Rishi Sunak./UBTNews/