UBT News

Bën mrekullira! Si ta përdorni lëngun e patates për rritjen e flokëve?

Patatja është një nga perimet më popullore të nëntokës, përveç përdorimit të larmishëm në kuzhinë, ajo përdoret edhe për lëkurën dhe flokët.

Lëngu i patates në veçanti është i mrekullueshëm për rritjen e flokut, dhe në artikullin e mëposhtëm do të mësoni përfitimet e përdorimit të saj.

Përfitimet e lëngut të patates për rritjen e flokut:

Patatja përmban vitaminat B dhe C, ajo është e pasur me zink dhe hekur të cilat e ushqejnë flokun në rrënjë dhe promovojnë rritjen e tij.

Lëngu i patates është i mirë për pastrimin e skalpit nga zbokthi e parandalon rënien e flokut, nëse e kombinoni me mjaltë dhe vezë, shërben si zbutës efikas.

Si ta përdorni lëngun e patates për rritjen e flokut?

Lani një patate e qërojani lëkurën, prijeni në copa të vogla e futeni në mikser deri sa të formohet një pure e butë dhe e qullët.

Nëse pureja është e trashë shtoni pak ujë, hiqeni purenë e patates së freskët nga mikseri e hidheni në një napë të pastër.

Shtrydheni dhe lëngun hidheni në një gotë qelqi, lëngun aplikoni në pjesën e rrënjëve dhe masazhoni kokën për 10 minuta, lyeni gjithë flokun deri në maja.

Flokët mund t’i lani me shampo si zakonisht, kjo kurë duhet përdorur një herë në javë.

Maskë me lëng patateje, vezë dhe mjaltë: Për këtë maskë ju nevojitet lëngu i tre patateve mesatare, një e verdhë veze dhe një lugë gjelle mjaltë, përziejini gjithë përbërësit deri sa të formohet një maskë kremoze me të cilën duhet të lyeni flokun nga rrënja tek majat.

Maskën mbajeni në kokë për 30 minuta dhe më pas shpëlajeni flokun me ujë të vakët, më pas flokët lani si zakonisht me shampo, kjo maskë është e mirë për flokë të thatë të cilët i ushqen në thellësi dhe ndihmon në rritjen e tyre.

Lëng patateje dhe qepe për flokun; Për këtë maskë ju nevojitet lëngu i një patateje dhe një qepe të përmasave mesatare, lëngun e të dyja duhet ta vendosni në skalp ta masazhoni për 10 minuta. Duhet të lyeni flokun në gjithë gjatësinë e ta mbani 15 minuta. Maska duhet përdorur një herë në javë për rritjen e flokut. /UBT News/

Exit mobile version