UBT News

Bën gara shpejtësia, Policia gjobit me 150 euro njërin nga shoferët

Policia e Kosovës ka njoftuar popullin për një gjobë që i ka vënë një vozitësi pasi kishte bërë gara shpejtësie me një tjetër vozitës në një rrugë të Pejës.

E gjithë kjo ishte arritur në bazë të një video-inçizimi të publikuar në rrjetet sociale të Internetit.

Ngjarja kishte ndodhur më 20 korrik të këtij viti, e martë.

Kundërvajtësi kishte pranuar kundërvajtjen e bërë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia e Trafikut Rajonal, bazuar në incizimet e publikuara në rrejtet sociale, në qytetin e Pejës, ka identifikuar kundërvajtësin i cili është parë duke bërë gara shpejtësie me veturën tjetër duke i rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik, dhe të njëjtit i është shqiptuar gjoba e bashkangjitur.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/4560225277371306

Exit mobile version