UBT News

Bella Hadid reagon me një foto: Palestina është e palestinezëve!

Modelja Bella Hadid, e cila është me origjinë nga Palestina, ka shpërndarë një foto simbolike në profilin e saj në Instagram dhe ka shprehur edhe një herë qëndrimin e saj për ngjarjet në Palestinë.

Në postim tha: “Ajo është gjithmonë dhe gjithmonë do të jetë. Rrënjët në tokë, rrënjët në gjak, rrënjët në zemrat tona, rrënjët e kulturës dhe historisë palestineze, këto janë rrënjë të thella. Askush s’mund t’i heqë kurrë rrënjët, pavarësisht nga fuqia, paratë apo personat”.

Ajo argumenton se njohuritë e vërteta që zotëron populli palestinez gjithmonë do të përparojë dhe nuk do të harrohet kurrë.

“Populli ynë, paraardhësit e mi, palestinezët janë të prekur nga ky tmerr, jo vetëm në Gaza, por edhe në Bregun Perëndimor, dhe ata të gjithë meritojnë të drejtat themelore të njeriut. Ata meritojnë lirinë për të ardhur dhe për të shkuar si të duan. Ata meritojnë të qëndrojnë të lidhur me tokën ku paraardhësit e tyre jetuan, e donin, krijuan familjet e tyre, komunitetet dhe jetesën e tyre për njëqind vjet.”

Në fund, ajo dërgoi një mesazh të qartë: “Palestina do t’i përkasë gjithmonë palestinezëve”.

Postimi i saj u prit me një sërë komentesh pozitive, disa ishin: “Më pëlqen që je i patrembur”, “Faleminderit që përdorët platformat tuaja për të folur për Palestinën”, “Ne jemi krenarë për ju”.

Bella ka folur edhe më parë për situatën në Palestinë, ndërsa pak muaj më parë ajo u hoq nga një reklamë e Adidas pas kritikave nga Izraeli për mbështetjen e saj ndaj Palestinës. Pas një pauze dyvjeçare, Bella u rikthye në pasarelë në shtator të vitit të kaluar.

Exit mobile version