UBT News

Bella Hadid pjesë e darkës Dior në Kanë, shikoni si shkëlqente!

Bella Hadid shfaqi aftësitë e saj për modele në darkën e Dior në Festivalin e Filmit në Kanë.

Modelja 24 vjeçare, zgjodhi të vesh një korsetë që vinte në pah linjat e saj trupore së bashku me një palë pantallona.

Ylli i modës veshi sipër një xhaketë të cilën e kombinoi me taka të bardha dhe me një çantë me tufë argjendi.

Ajo u pa së bashku me të dashurin e saj Marc Kalman, disa orë pasi dyshja zyrtarizuan lidhjen e tyre në  rrjete sociale. I dashuri i saj Marc është një drejtor arti dhe ka punuar me të dashurin e Kylie Jenner, Travis Scott, për të cilin ka dizajnuar vepra për albumin e tij dhe hyri në lidhje me Bella Hadid në muajin qershor, transmeton Klankosova.tv.

Exit mobile version