UBT News

Belgjikë: Qytetarët inkurajohen të reduktojnë konsumin e energjisë për të mbështetur Ukrainën

Një fushatë e re qeveritare e nisur në Belgjikë po inkurajon qytetarët dhe familjet që të reduktojnë konsumin e tyre të energjisë -mes tjerash – për të “për të ndihmuar Ukrainën”.

“Përdorimi inteligjent i energjisë është i mirë për portofolin tuaj, na ndihmon të bëhemi më pak të varur nga Rusia dhe është i mirë për klimën”, tha ministrja belge e Energjisë, Tinne Van der Straeten në një deklaratë duke njoftuar nismën.

Nisma do të zgjasë për pesë javë në internet dhe në të gjitha radiostacionet belge.

Van der Straeten u kërkoi gjithashtu belgëve që të përgatiteshin për dimër, “Shtëpitë belge konsumojnë pothuajse më së shumti energji në të gjithë Evropën”, tha ajo duke u kërkuar qytetarëve të investojnë në izolim më të mirë, panele diellore, pompa nxehtësie dhe ngrohje diellore të ujit./UBTNews/

Exit mobile version