UBT News

Belgjikë: Arrestohen pesë të dyshuar për dhunimin e një të miture

Illustration picture shows the Westerbegraafplaats cemetery in Gent, Wednesday 02 June 2021. About two weeks ago a 14-year-old girl was the victim of a gang rape, she committed suicide after a video of the crime was leaked on social media. BELGA PHOTO JAMES ARTHUR GEKIERE (Photo by JAMES ARTHUR GEKIERE/Belga/Sipa USA)

Pesë persona – në mesin e tyre tre të mitur – janë arrestuar si të dyshuar për dhunimin e një të miture në Ghent të Belgjikës.

E mitura kreu vetëvrasje disa ditë pas dhunimit, që raportohet të ketë ndodhur më 14 maj. Vajza u përdhunua në varrezat Westerbegraafplaats në Ghent, pasi kishte aranzhuar një takim me një mik.

Katër të dyshuar të tjerë iu bashkuan dhe e përdhunuan atë, pastaj shpërndanë fotografitë e saj në rrjete sociale. Policia arriti t’i identifikonte të dyshuarit nga këto fotografi.

“Tre të mitur u vendosën në një institucion për të mitur në Ghent, kurse dy të rriturit (të dy 18 vjeç) u arrestuan nga gjykatësi hetues në Ghent për vepra që kishin ndodhur pak para vdekjes së viktimës. Masa e paraburgimit iu zgjat edhe për një muaj”, tha zyra e Prokurorit të Shtetit në një deklaratë të mërkurën për CNN.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe ministri belg i Drejtësisë, Vincent van Quickenborne, i cili e dënoi ashpër sulmin.

“E tmerrshme. S’kam fjalë. Bashkëndjej me familjen dhe miqtë. Të dyshuarit janë arrestuar dhe hetimi po vazhdon. Drejtësia duhet dhe do të arrihet”, deklaroi ai./UBTNews

Exit mobile version