UBT News

Belgjika po e shqyrton mundësinë e furnizimit të Ukrainës me F-16

Kryeministri belg, Alexander De Croo njoftoi se Belgjika po e shqyrton mundësinë e furnizimit të Ukrainës me avionë luftarakë F-16.

Belgjika po i zëvendëson avionët e saj luftarakë F-16 me F-35. Ministria e saj e Mbrojtjes tha se avionët F-16 mbase janë shumë të vjetër për t’i përdorur në luftë ani pse De Croo thotë se avionët mund të jenë ende të dobishëm, për shembull, në trajnimin e pilotëve.

“Kam kërkuar nga Mbrojtja të shohë se çfarë përdorimi mund të kenë F-16-të tanë në Ukrainë”, deklaroi De Croo për transmetuesin belg VRT në margjinat e takimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York. “Ne duhet të shqyrtojmë të gjitha opsionet’.

Muajve të fundit, Norvegjia, Danimarka dhe Holanda kanë njoftuar se do ta furnizojnë Ukrainën me avionë F-16 që nga momenti kur forcat ajrore janë të gatshme t’i përdorin./UBTNews/

Exit mobile version