UBT News

​Belgjika njeh zyrtarisht atasheun e mbrojtjes së Kosovës në Bruksel

Kosova dhe Belgjika shënuan një hap të ri bashkëpunimi dypalësh pasi shteti belg vendosi të njoh zyrtarisht atasheun e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës atje.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, në këtë mënyrë fuqizohet përfaqësimi ushtarak dhe marrëdhëniet institucionale ndërmjet dy vendeve.

Lidhur me këtë, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministri i Mbrojtjes i Belgjikës, Theo Francken, mbajtën një konferencë të përbashkët për media në Prishtinë.

Maqedonci u shpreh mirënjohës për mbështetjen belge që nga viti 2008, duke e cilësuar këtë vendim si një hap domethënës në rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.

Falënderoj nga zemra ministrin belg të mbrojtjes, mikun tim Theo dhe mikun e Kosovës i cili për një kohë të gjatë ka kontribuar dhe mbështetur kauzën e Kosovës në të gjitha instancat, ku ka pasur mundësi që të avokojë për çështjen e vendit tonë. Faleminderit për këtë lajm të jashtëzakonshëm për vendin tonë, këtë lajm me peshë të madhe që Belgjika, kryeqyteti i dy destinacioneve të vendit tonë, NATO-s dhe Bashkimit Evropian, po njeh pra praninë e atasheut të mbrojtjes së Republikës së Kosovës pikërisht në Bruksel, gjë që na jep mundësinë për të thelluar bashkëpunimin me Belgjikën si një vend i yni partner”, tha Maqedonci.

Ministri Francken theksoi se lidhja me Kosovën është historike dhe strategjike, duke e quajtur njohjen e atasheut si një “hap logjik” për përforcimin e partneritetit në siguri.

Unë kam qenë këtu për here të parë në vitin 2009, pra para 16 vitesh, isha këtu, isha ministër i emigracionit në Belgjikë për ca vite, para 10 vitesh prandaj jam i lumtur që jam këtu me funksion të ri, funksionin e ministrit të mbrojtjes dhe tregtisë së jashtme dhe jam këtu për të zhvilluar një takim fantastik bilateral me kolegun tim. Dje në mbrëmje dhe sot në mëngjes u takuam, vizituam trupat tonë të KFOR-it sepse ata janë të rëndësishëm për sigurinë e shtetit dhe për stabilitet në Ballkan dhe unë mendoj se për ne është shumë e rëndësishme të kemi këtë mision së bashku me tre shtetet e Beneluksit. Ne kemi pilot dronësh që punojnë këtu dhe është hera e parë brenda 10 vitesh që kemi shumë njerëz në territorin tuaj për të mbrojtur Kosovën. Pra unë jam dikush që gjithmonë ka qenë shumë mbështetës ndaj rastit të Kosovës. Belgjika është një nga vendet e para që ka njohur pavarësinë e shtetit tuaj dhe është shumë i rëndësishëm për ne. Dhe është në atë sferë, në atë shpirt që ne duam të lajmërojmë sot zyrtarisht se atasheu ushtarak do të pozicionohet në Bruksel”, tha ai.

Ministri belg u pyet edhe rreth zhvillimeve në veri të Kosovës, që lidhen me sulmet terroriste që Serbia.

Unë nuk jam ministër i Punëve të Jashtme, unë kam trupa nga Belgjika të stacionuar në Kosovë në kuadër të KFOR-it dhe pilotë dronësh profesionistë, unë nuk kam komandë sepse nuk jam ministër i Punëve të Jashtme por ajo që mund të them është se qeveria e re belge anon nga Kosova, për t’i mbajtur qytetarët e Kosovës të sigurt dhe për të thënë se Kosova është Evropë”, tha ai.

Exit mobile version