UBT News

Belgjika do të monitorojë Telegramin në përputhje me ligjin e ri të BE-së për moderimin e përmbajtjes

Autoritetet belge do të jenë përgjegjëse për monitorimin e Telegramit dhe do të adresojnë të gjitha shqetësimet lidhur me këtë aplikacion mesazhesh.

Kompania e Telegramit ndodhet në Dubai, por ka zgjedhur një përfaqësues ligjor në Belgjikë, tha një zëdhënës i Institutit Belg për Postën dhe Telekomunikacionin.

Akti i Shërbimeve Dixhitale të BE-së, i cili hyri në fuqi në muajin shkurt, u kërkon kompanive që ndodhen në vendet tjera jashtë bllokut ta kenë një përfaqësues ligjor në një prej shteteve anëtare të BE-së.

Vendet e BE-së duhet gjithashtu të caktojnë një autoritet të pavarur për të mbikëqyrur përputhjen e kompanive me rregullat e reja. Kjo do të fillojë zyrtarisht kur Belgjika të caktojë BIPT si një Koordinator të Shërbimit Dixhital./UBTNews/

Exit mobile version