Belen Rodriguez përdori rrjetet e saj sociale për të sqaruar gjendjen e saj shëndetësore, pas reagimeve të shumta lidhur me vështirësitë që ajo duket se kishte pasur gjatë një eventi të fundit të organizuar nga Vanity Fair.
Ajo shpjegoi se kishte përjetuar “një atak paniku mjaft kompleks” dhe kishte marrë tre qetësues kundër dhimbjeve para intervistës.
Showgirl-it iu duk e nevojshme të flasë hapur për këtë situatë, duke treguar: “Gjithmonë kam thënë se kam vuajtur nga sulmet e panikut e periudha depresive që kam kaluar. Ju siguroj, nuk është gjendje e lehtë. Natën para intervistës, isha larg fëmijëve dhe përpiqesha të flija, pata sulm paniku serioz. Mora një qetësues për t’u ndjerë më mirë, pastaj një të dytë dhe një të tretë.”
Gjatë intervistës, Belen trajtoi disa tema personale, përfshirë marrëdhënien e vështirë me Stefano De Martinon e frazën e saj “I rraha të gjithë ish-të dashurit e mi”, e cila kishte shkaktuar polemika mes ndjekësve.
Sipas Dr. Paola Mosini, psikologe dhe psikoterapiste në Humanitas PsicoCare, një atak paniku përbëhet nga: “Fillimi i papritur i një periudhe të dallueshme dhe të shkurtër shqetësimi, ankthi ose frikë intensive, të shoqëruara me simptoma fizike dhe/ose njohëse.”
Sulmet e panikut zgjasin 5 deri 20 minuta, megjithatë në disa raste simptomat vazhdojnë për më shumë se një orë. /A.Z/UBT News/
