UBT News

Bekim Jashari s’do të votojë

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të mos ndalen kamerat në vendvotimet e kësaj komune, ka vendosur që të mos marrë pjesë në këtë proces zgjedhor.

Në Facebook, ai shkroi se ky vendim vjen në shenjë proteste ndaj vendimit të KQZ-së.

“Ky vendim vjen në shenjë proteste ndaj vendimit të KQZ -së, e cila në vend që të jetë në shërbim të mbrojtjes së votës, votimit dhe numërimit të rregullt ajo vendosi që t’i ndal kamerat në vendvotime të komunës sonë. Ndërkohë që liderët e partive politike gjatë votimit shoqërohen nga mediet dhe kjo nuk i pengon KQZ-së. Prania e kamerave në klasa evidenton çdo parregullsi që mund të ndodhë gjatë procesit të votimit apo numërimit dhe kështu nuk ka aspak të bëjë me shkelje të privatësisë sepse nga kamerat e vendosura në vendvotime nuk shihet hapësira brenda kabinës së votimit dhe kështu votimi është i fshehur. Kjo dëshmohet edhe nga fotografia e bashkëngjitur më poshtë, e derguar nga njëri nga drejtorët e shkollave të komunës sonë, dje gjatë përgatitjeve paraprake që janë bërë. Askush nuk duhet t’i frikësohet transparencës dhe masave konkrete në shërbim të zhvillimit të një procesi demokratik zgjedhor, përkundrazi vullneti i secilit qytetar është i shenjtë dhe nuk duhet lejuar që të deformohet”, shkroi ai në Facebook./UBTNews

Exit mobile version