Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka shkaktuar të qeshura në Kuvend duke e quajtur kryeministrin Kurti “Zotëri Hegel”, pasi në shtroi dy pyetje në foltoren e Kuvendit lidhur me tiketën ngjitëse prej pesë eurosh dhe subvencionet e bujqëve, raporton Gazeta Express.
Berisha ka pyetur ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu për tiketën ngjitëse dhe ministrin e Bujqësisë, Faton Peci për ndaljen e subvencioneve ndaj bujqëve.
Deputeti i AAK-së ka thënë se në pyetjet e tij nuk dëshiron që të përgjigjet askush përpos ministrave, përfshirë edhe kryeministrin Kurti duke e quajtur “Zotëri Hegel”, deklarata e të cilit shkaktoi të qeshura në Kuvendin e Kosovës.
“Në këto pyetje kam qef me mu përgjigjë ministrat, as ju shokë deputetë po as zotëri Hegel, por ju dy ministra më tregoni saktë se çfarë ka ndodhur me këto dy çështje”, ka thënë Berisha./Express/