UBT News

Bekë Berisha-Dimal Bashës: Kur foli unë, ti veç kompjuterin shikoje

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha derisa fliste në seancën e Kuvendit të Kosovës, nisi të pengohej nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha. Këtij të fundit i tha Berisha që vetëm ta shikojë kompjuterin.

“Te korrupsioni, hajni, nepotizëm si kurrë më parë. I di edhe hajnat me emra. Kur t’i marrin paratë këta të juajit-qeveria, këta uligarët që ua japin , këta na tregojnë se i njohim disa, veç mos u thirrni shumë në anti korrupsion se ka mundësi që unë edhe tregoj. Dimal të lutëm kur të flas unë, ti veç e shikon kompjuterin, ti je djalë i mençur rri aty“, tha ai.

Deputeti Berisha kishte edhe disa kërkesa sa i përket kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, të cilit i tha se po i merr gjumi për shkak të mos ajrosjes së sallës, por që kanë probleme edhe me teknikën në sallë. Ai tha se kanë probleme edhe me pagesën shtesë nëpër komisione dhe bufenë e Kuvendit.

Exit mobile version