Shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit” ka dorëzuar të premten në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë një mori vendimesh të Gjykatës Supreme të Kosovës, drejtuar kundër Qeverisë së Serbisë.
Jahir Bejta kryetar i kësaj shoqate, ka thënë se kërkesat e tyre janë që gjykatat kosovare mos t’ua hedhin poshtë kërkesat e tyre për kompensim për dëmet e luftës nga Qeveria e Serbisë dhe për këtë ai ka thënë se janë dorëzuar këto vendim në Kushtetuese.
Ai ka shtuar se përpos kërkesave në gjykatat vendor do të vazhdojnë që të kërkojnë drejtësi per krimet serbe edhe në gjykata ndërkombëtare.
“Të gjitha herët kur ka qenë interesi publik ne kemi qenë bashkërisht, në përpjeke për ta mbrojtur drejtësinë e viktimave të luftës. Ne Gjykatën Kushtetuese e kemi kaluar në Gjykatën Themelore dhe së fundmi kemi bërë kërkesë në Gjykatën Supreme. Tani jemi këtu për vendimet e Gjykatës Supreme në përputhje me Kushtetutën e vet. Gjykata tonë janë të obliguara të implementojnë konventat ndërkombëtarët, të cilat I mbrojnë të drejtat themelore të njeriut, por gjyqësori jonë po i hedh poshtë. Nuk ka diçka më të rëndësishme se jeta e njeriut dhe dinjiteti njerëzor. Gjykatat tona përpos që i refuzojnë i rrezojnë palët viktima që të drejtat e tyre të mohuara ti kërkojnë nëpër gjykata e Beogradit, është e pa pranueshme kjo, kjo është më shumë se fyerje, më shumë se vrasje, humbjes së dinjitetit”, ka thënë ai./UBTNews/