Shkolla e Mesme e Mjekësisë dhe Gjimnazi UBT, ofrojnë praktikat më të mira ndërkombëtare, kushtet më moderne dhe laboratorët më të sofistikuar të kohës.
Vendi ideal i mësimit, kurrikula e bazuar në modele evropiane dhe amerikane, koncepti i mësimit CLASSROOM 3.0 i bazuar tërësisht në STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë), si dhe ambienti super atraktiv e bëjnë shkollimin e mesëm të lartë në UBT, unik dhe të suksesshëm për përgatitjen drejt studimeve akademike.
Shkolla e Mesme e Mjekësisë në UBT, e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, me katër drejtime: Asistent Dentar, Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë, Teknik i Farmacisë, Teknik i Laboratorit Mjekësor, si dhe Gjimnazi UBT me dy drejtime: Shkencat Natyrore dhe Shkencat Shoqërore-Gjuhësore, kanë plotësuar edhe më shumë ekosistemin gjigant të dijes të krijuar në UBT.