UBT ofron trajnimin për Digital Marketing për të gjithë ata kandidatë të cilët janë të interesuar që të shndërrohen në ekspertë të marketingut digjital, duke u bërë kështu cak dhe synim potencial i tregut vendor dhe ndërkombëtar të punës.
Në këtë trajnim përfshihen një gamë e gjerë e aktiviteteve dhe formave të marketingut të cilat pjesëmarrësit do t’i përvetësojnë nga profesionistët më të mirë të marketingut digjital që ka UBT.
Motorët e kërkimit, faqet e internetit, mediat sociale, email-at, aplikacionet mobile, si dhe kanale të tjera digjitale, që ndërlidhin në mënyrë unike marketingun digjital dhe zhvillimin teknologjik në gjithë botën, janë disa prej elementeve kyçe të këtij trajnimi, të cilat do t’i mundësojnë studentëve dhe pjesëmarrësve të tjerë që të aftësohen në këtë fushë.