UBT News

Bëhu pjesë e ekipit të suksesshëm të studentëve në programin Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes në UBT

Eksperiencat më të mira dhe më të njohura ndërkombëtare për sa i përket fushës së sportit, të rinjtë do të mund t’i marrin në UBT.

Me zhvillimin e programit Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes, UBT ka bërë një hap tjetër të rëndësishëm, duke rritur numrin e programeve unike që ofrohen nga UBT, kësaj radhe me kombinimin e shkencës me sportin dhe lëvizjen.

Ky gërshetim ofron një kurrikulë moderne të bazuar kryesisht në lëndë praktike, e që janë të fokusuar në lëndët shkencore, si bazë e krijimit të ekspertëve të mirëfilltë të shkencave sportive.

Studentët e këtij programi, në vitin e fundit të studimeve do të kenë mundësi që të përzgjedhin të specializohen në njërën prej këtyre fushave: Aktiviteti Fizik, Shëndeti dhe Mirëqenia, Trajningu Sportiv dhe Stërvitja, si dhe Menaxhimi në Sport.

Me infrastrukturën moderne të UBT-së që ka kompletuar një ekosistem inovativ, studentët e këtij programi do të kenë të gjitha kushtet dhe mundësitë për të zhvilluar të gjithë aktivitetin shkencor dhe praktik.

Exit mobile version