Presidenti rus, Vladimir Putin u la në pritje për 50 sekonda nga homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan para bisedimeve në Teheran të martën. Një video që u publikua nga presidenca turke shfaqte Putinin duke qëndruar pranë karriges së tij dhe dy flamujve të shteteve, me duart e shtrënguara, dhe duke ndryshuar qëndrimin para se Erdogani të shfaqej.
“Përshëndetje, si jeni, mirë?”, deklaroi Erdogan. Pastaj ata i buzëqeshën njëri-tjetrit dhe i shtrënguan duart.
Raportet e mediave e krahasuan incidentin me ato të viteve paraprake kur Putini i la liderët botërorë të prisnin në të kaluarën, veçanërisht në Moskë në vitin 2020 kur Erdogan u la në pritje për rreth dy minuta nga udhëheqësi rus para një takimi./UBTNews/
Those 50 seconds that Erdogan made Putin wait, looking frazzled in-front of cameras say plenty of how much has changed after Ukraine: pic.twitter.com/giGirqaYYP
— Joyce Karam (@Joyce_Karam) July 19, 2022