Një nënë meteorologe është bërë një sensacion në mediat sociale, pasi bëri parashikimin e saj të përditshëm të motit me vajzën e saj në krahë.
Rebecca Schuld, 42 vjeç, nga Milwaukee, Wisconsin, ka punuar nga shtëpia si shumë të tjerë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Kur vajza e saj 13-javëshe, Fiona, u zgjua nga gjumi vetëm pak çaste para se të dilte drejtpërdrejt për të dhënë parashikimin e motit në CBS 58, ajo vendosi t’u bënte shikuesve të saj një surprizë të adhurueshme duke e mbajtur atë në krahë gjatë gjithë transmetimit.
“Mendova se ajo mund të më ndihmonte me motin që sot do të jetë shumë i pakëndshëm, apo jo?” tha ajo gjatë transmetimit.
Rebecca e cila sapo u kthye në punë nga pushimi i lehonisë, foli për momentin emocionues duke shpjeguar se ishte në fakt ideja e producentit të saj për të sjellë Fionën në shfaqje.
“Isha vetëm disa minuta larg transmetimit tim të motit dhe foshnja ime sapo ishte zgjuar”, kujton ajo.
“Unë shkoj në prapaskenën time të gjelbër, po e mbaj në krahë [vajzën] dhe producenti ynë thotë: “Oh, fëmija juaj, a do të dalë ajo?” Unë thashë sigurisht!”
Rebecca pranoi se ndonëse ndihej fajtore që fillimisht kishte ndërthurur vajzën e saj me punën e saj, në fund ajo ishte krenare për veten që ishte e sinqertë me shikuesit e saj./UBTNews/