UBT News

I lëshohet kënga e Dua Lipës, ky është reagimi epik i Ritës

Së fundmi, Rita Ora ishte protagoniste e një momenti të veçantë gjatë një emisioni televiziv francez, ku përveç intervistës tradicionale, paneli organizoi lojëra zbavitëse për të identifikuar këngë të njohura nga artistë ndërkombëtarë.

Një nga momentet më interesante ishte kur Rita u përball me këngën “Houdini” dhe pa humbur shumë kohë zbuloi se artistja në fjalë ishte Dua Lipa, vetëm pak sekonda pas nisjes së këngës.

Ky reagim tërhoqi vëmendjen e publikut dhe panelistëve, duke nxjerrë në pah njohuritë muzikore të Ritës dhe raportin e saj me Duan.

Raporti mes tyre ka qenë shpesh temë diskutimi në media, për shkak të një rivaliteti të përfolur, megjithatë ky moment tregoi respekt dhe njohje profesionale mes dy artisteve.

Edhe pse disa komentues menduan se Rita ndoshta priti pak sekonda para se të përgjigjej, reagimi i saj tregoi qartë se ishte e vetëdijshme për këngën dhe dinte ta identifikonte shpejt.

Ky episod jo vetëm që nxori në pah talentin dhe njohuritë muzikore të Ritës, por gjithashtu shpalosi raportin e saj me Lipën duke treguar se edhe në rastet e rivalitetit të përfolur, ekziston respekt dhe vlerësim profesional. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version