UBT News

Bëhet publike agjenda e takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel

Përfaqësuesi i Lartë dhe zëvendëspresidenti Josep Borrell të enjten do të presë një takim të nivelit të lartë që zhvillohet në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë në Bruksel, me pjesëmarrjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas një komunikate të zyrës së BE-së, përfaqësuesi i Lartë dhe përfaqësuesi special të BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët përkatës që nga ora 9:00, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh.

“Takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale. Do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesja e Lartë në përfundim të takimeve në godinën e EEAS. Deklarata për shtyp e Përfaqësuesit të Lartë Borrell do të transmetohet drejtpërdrejt në Evropë nga Satellite”, thuhet në njoftim. 

Exit mobile version