UBT News

Bëhet furnizimi i shkollave publike me platformën online EON AVR/VR nga UBT

UBT ka bërë furnizimin e shkollave publike në disa komuna të Kosovës me platformën online EON AVR/VR, në kuadër të fazës së dytë të projektit “Përputhja e Arsimit dhe Trajnimit me Nevojat e Tregut të Punës”, projekt ky i mbështetur nga Zyra Evropiane në Kosovë dhe Agjencia Austriake e Zhvillimit (ADA).

Përmes këtij projekti UBT dhe ALLED2 kanë përfshirë 600 nxënës dhe profesorë në teknologjinë më të re dhe më të sofistikuar, kështu duke bërë procesin e dorëzimit, instalimit, konfigurimit dhe trajnimit të tyre, për tri vitet e ardhshme në 6 shkolla të Kosovës.

Pas qyteteve Suharekë dhe Prizren, sot përfundoi shpërndarja e pajisjeve Meta Quest 2, si dhe licencimi i platformës për këto shkolla: “Nexhmedin Nixha” – Gjakovë, “Zenel Hajdini” – Ferizaj, “Andrea Durrsaku” – Kamenicë, si dhe “Fehmi Agani” – Klinë.

Kjo platformë inovative do të ndihmojë në zhvillimin e kurrikulave në fusha të rëndësishme si Inxhinieri Mekanike, Bujqësi dhe sektori i Energjisë. Gjithashtu, UBT do të ofrojë trajnime për profesorët e shkollave të mesme, duke i përgatitur ata për përdorimin efikas të Platformës EON AVR/VR.

Exit mobile version