Kalifornia përballet me një situatë emergjente pas shpërthimit të zjarreve masive të cilat kanë përfshirë më shumë se 80,000 hektarë tokë. Zjarri i quajtur “Zjarri i linjës” ka shpërthyer gjatë fundjavës dhe tani është duke rrezikuar qytetin e San Bernardino, ku shumë zona janë evakuuar.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në San Bernardino të shtunën mbrëma për të përballuar përhapjen e flakëve. Pavarësisht përpjekjeve të më shumë se 1,700 zjarrfikësve dhe 15 helikopterëve, zjarri ka rrezikuar dhjetëra mijëra shtëpi dhe ka shkaktuar mbylljen e disa rrugëve.
Ndërsa përpjekjet për të ndaluar përhapjen e flakëve vazhdojnë, fatmirësisht nuk janë raportuar viktima, megjithatë tre persona janë raportuar të plagosur. Në veri të Kalifornisë, një tjetër vatër zjarri ka detyruar evakuimin e 4,000 njerëzve nga shtëpitë e tyre. Situata mbetet kritike, dhe flakët po rrezikojnë gjithashtu pikat turistike të zonës./UBTNews/