UBT News

Behance adopton sistemet e abonimit të Patreton

Një prej ndryshimeve më të mëdha që po vjen në platformë që kur u ble nga Adobe në 2012, Behance vendosi të implementojë abonimet e stilit të Patreon.

Duke filluar nga dita e sotme një grup i vogël artistësh do të eksperimentojnë me projektet, përmbajtjet, transmetimet live premium në këmbim të një pagese mujore.

Kompania thotë se krijuesit mund të përcaktojnë vetëm çmimin e abonimit dhe ata vendosin çfarë marrin përdoruesit pas në këmbim të mbështetjes financiare që japin.

Përdoruesit do të shohin vazhdimisht njoftime dhe mesazhe për të mbështetur krijuesit.

Për Adobe është një tjetër mënyrë për të monetizuar produktet e saj përtej abonimeve të Creative Cloud. Por gjithashtu krijuesit, shumica e të cilëve varen nga Behance për të promovuar punët e tyre, kanë një mundësi për të bërë më shumë para. /PCWorld Albanian

Exit mobile version