Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj sot ka deklaruar se duhet bashkuar lutjet dhe shprehur solidariteti me familjet që po përballen me tragjedinë e tërmetit që ka goditur kufirin turko-sirian.
“Në këtë ditë zie kombëtare, le të bashkojmë lutjet tona dhe të shprehim solidaritetin me familjet që po përballen me tragjedinë e tërmetit në kufirin turko-sirian. Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë ndihmën e Turqisë gjatë tërmetit që goditi Shqipërinë në 26 Nëntor 2019”, ka shkruar Begaj në Facebook.
Qeveria shqiptare ka vendosur që sot të jetë ditë zie kombëtare në shenjë solidariteti me Turqinë pas tërmetit që ka goditur këtë vend dhe Sirinë fqinje.
Mbi 34 mijë persona kanë vdekur si pasojë e tërmetit që ka goditur Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt.