Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj po qëndron në vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë.
Begaj u prit zyrtarisht në Sarajevë me nderime ushtarake nga kreu dhe anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Denis Beqiroviq, Zheljko Komshiq dhe Zheljka Cvijanoviq.
“Sot, në Bosnjë dhe Hercegovinë me kryesuesin e radhës së Presidencës, Denis Bećirović, dhe me anëtarët e Presidencës, Željko Komšić dhe Željka Cvijanović, rikonfirmova gatishmërinë e Shqipërisë për të intensifikuar më tej bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal. Ritheksova qëndrimin e Shqipërisë në mbështetjen pa ekuivok të sovranitetit, integritetit territorial, kohezionit social, si dhe përparimit në rrugën Euroatlantike të Bosnjë dhe Hercegovinës”, ka shkruar Begaj në rrjetin social Facebook.