UBT News

​Begaj në Samitin në Tivat: Shqipëria e palëkundur për të kontribuar në integrimin ekonomik rajonal

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj gjatë qëndrimit të tij në Tivat ka marr pjesë në Samitin e Procesit të Brdo Brijunit.

Begaj ka theksuar se Shqipëria mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për të kontribuar efektivisht në stabilitetin dhe integrimin ekonomik rajonal.

Si lidera të rajonit rikonfirmuam besimin tonë të palëkundur se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është rruga më premtuese dhe e pazëvendësueshme drejt një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe”, ka thënë Begaj.

Pjesëmarrëse në këtë samit ishte edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila tha se ka diskutuar për vizionin e Kosovës për të ardhmen e rajonit./UBTnews/

Exit mobile version