Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dërgoi një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe nga shqiptarët e diasporës. Ai vlerësoi përpjekjet e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit për të ruajtur gjuhën amtare dhe për të respektuar diversitetin kulturor dhe gjuhësor.
Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin edhe përfaqësues të komunitetit shqiptar nga vende të ndryshme të botës, ndërsa një grup fëmijësh të diasporës interpretuan poezinë “Gjuhës Shqipe” të Mitrush Kutelit, një veprimtar i njohur për kontributin e tij në lëvrimin e gjuhës shqipe. Presidenti theksoi rëndësinë e hapjes së shkollave shqipe për fëmijët e shqiptarëve jashtë vendit dhe mbështeti nismat vullnetarizëm dhe institucionale për të siguruar ruajtjen e gjuhës si një element themelor të identitetit kombëtar.
“Gjuha shqipe është tipari themelor i identitetit tonë kombëtar, që duhet të na bashkojë në përpjekjen për ta ruajtur,trashëguar dhe pasuruar atë”, shkroi Kreu i Shtetit.
Për këtë vit, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare kremtohet si Jubileu i Argjendtë, duke shënuar 25 vjet nga shpallja e saj dhe duke u fokusuar në promovimin e diversitetit gjuhësor dhe mbrojtjen e gjuhëve të rrezikuara.
\